Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati ndaj Trump, dëshmitari: E njoftova policinë për qitësin, por çuditërisht askush nuk veproi

Rekord i zi/ 311 sulme me armë në më pak se 200 ditë në SHBA

Rekord i zi/ 311 sulme me armë në më pak se 200 ditë në SHBA

09:06, 05/07/2022
A+ Aa A-

Në 186 ditët e para të vitit 2022 në  SHBA ka pasur plot 311 raste të të shtënave masive me armë.

Më e fundit ishte në Illinois, në 4 korrik, kur një 22-vjeçar vrau 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Të dhënat janë bërë me dije nga Arkivi i Dhunës me Armë, një organizatë jofitimprurëse që gjurmon incidentet e dhunës me armë në të gjithë vendin.

Deri në 5 korrik, sipas arkivit, ka pasur të paktën 311 të shtëna masive që nga fillimi i vitit. 5 korriku është dita e 186-të e vitit 2022.

Arkivi i Dhunës me Armë i përkufizon të shtënat masive si ngjarjen në të cilën të paktën katër persona janë qëlluar, duke përjashtuar sulmuesin.

Viti i kaluar ishte viti më i keq i regjistruar që kur Arkivi i Dhunës me Armë filloi të gjurmonte të shtënat masive në 2014. Sipas organizatës fitimprurëse, ka pasur gjithsej 692 të shtëna masive në SHBA në vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco