VIDEO/ Patriaku i Moskës rrëshqet dhe bie gjatë Liturgjisë Hyjnore

VIDEO/ Patriaku i Moskës rrëshqet dhe bie gjatë Liturgjisë Hyjnore

14:07, 25/06/2022
A+ Aa A-

Një aksident i ndodhur gjatë Liturgjisë Hyjnore në qytetin e Novorossiysk, Rusi, ka shtangur të gjithë të pranishmit.

Patriaku i Moskës Kirill pasi kishte spërkatur tempullin dhe besimtarët me ujë të shenjtë, duke zbritur nga piedestali i tij ka rrëshqitur dhe është rrëzuar.

Në videon e publikuar shihen ndihmësit e tij  teksa vaprojnë për ta ndihmuar Patriakun që të ngrihej.

Ky moment menjëherë është bërë menjëherë virale pasi Liturgjia Hyjonre po transmetohej drejtpërsëdrejti.

 Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Patriarkana e Moskës nëse 75-vjeçari ka pësuar ndonjë lëndim nga rënia. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco