Inteligjenca britanike: Ndryshime të mëdha në komandën e lartë ruse

Inteligjenca britanike: Ndryshime të mëdha në komandën e lartë ruse

09:09, 25/06/2022
A+ Aa A-

Inteligjenca e ministrisë britanike të mbrojtjes në përditësimin e saj është shprehur se ka pasur një ndryshim të madh në komandën e lartë të ushtrisë ruse që nga fillimi i qershorit që çoi në largimin e komandantit të forcave ajrore (VDV) të gjeneral-kolonelit Andrei Serdyukov dhe komandantit e grupit të ushtrisë jugore (SGF), gjeneral Aleksandër Dvornikov.

Minisitria britanike e mbrojtjes shkruan se ky i fundit mund të ketë qenë në një moment dhe komandant i përgjithshëm operacional i forcave pushtuesve.

Në përfundim të përditësimit të saj kjo ministri shkruan se komanda e SGF ka të ngjarë t'i transferohet gjeneralit Sergei Surovikin, pasi SGF vazhdon të kryejë ofensivë në një pjesë qendrore në Donbas. 

Për më shumë se tridhjetë vite, karriera e Surovikin ka qenë e mbushur me akuza për korrupsion dhe brutalitet, pretendon inteligjenca britanike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco