Elon Musk urdhëron stafin: Kthehuni në vendet e punës ose ikni nga Tesla

Elon Musk urdhëron stafin: Kthehuni në vendet e punës ose ikni nga Tesla

16:26, 01/06/2022
A+ Aa A-

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, iu ka kërkuar punonjësve të kthehen në vendet e punës ose të largohen nga kompania, sipas një qarkoreje dërguar stafit e që është përhapur në median sociale.

“Kushdo që dëshiron të punojë nga shtëpia duhet të paraqitet në zyrë për të paktën 40 orë në javë ose të ikë nga Tesla”, thoshte qarkorja.

Reuters nuk arriti të konfirmonte menjëherë autenticitetin e saj.

Tesla nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Musk ka qenë i paarritshëm për momentin.

Në përgjigje të qarkores që u tuitua nga një llogari e parifikuar, miliarderi, i cili ka ofruar 44 miliard dollarë për të blerë Twitter Inc., thoshte “ata duhet të kërkojnë punë gjetkë”.

Tesla i bashkohet një vale kompanish që kërkojnë rikthimin e punonjësve në vendet e punës.

Ndërsa disa punëdhënës të mëdhenj kanë përqafur në baza të përhershme politikën e punës nga shtëpia për ata që dëshiruar, të tjerë, përfshirë Google, mendojnë se është më mirë të ketë ndërveprim mes kolegësh në vendet e punës.

Shefi i Twitter, Parag Agrawal, shkroi në mars se zyrat e kompanisë do të rihapeshin, por punonjësit mund të vazhdonin të punonin nga shtëpia nëse dëshironin.

“Aty ku ndiheni më produktivë e krijues është vendi prej nga do të punoni dhe kjo përfshin punën nga shtëpia me orar të plotë”, shkroi Agrawal më 3 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco