Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Kryetari i PD Sali Berisha, bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës

Një kolonel i Gardës Revolucionare vritet në Teheran

Një kolonel i Gardës Revolucionare vritet në Teheran

19:02, 22/05/2022
A+ Aa A-

Një kolonel i Gardës Revolucionare iraniane u vra në Teheran, kryeqyteti i Iranit.

Garda Revolucionare iraniane tha se koloneli Hassan Sajad Hodayari u sulmua pranë shtëpisë së tij në Teheran teksa po dilte nga makina. 

Në drejtim të tij janë qëlluar pesë plumba, tre prej të cilëve e kanë goditur në kokë.

Sulmuesit ishin me motoçikletë dhe u larguan pas atentatit.

IRNA raportoi se Hodaei ishte një "mbrojtës i shenjtërores", një term i përdorur për anëtarët e Gardës që vepronin në Siri dhe Irak.

Asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen deri më tani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco