'Azovstal, vendi i vdekjes dhe i jetës sime' - Mesazhi i fundit i luftëtarit ukrainas që bëri fotot e mahnitshme

'Azovstal, vendi i vdekjes dhe i jetës sime' - Mesazhi i fundit i luftëtarit ukrainas që bëri fotot e mahnitshme

14:47, 20/05/2022
A+ Aa A-

Një luftëtar ukrainas, i cili shpërndau një seri fotografish të fuqishme ndërsa mbronte uzinën e çelikut Azovstal në Mariupol, duket se është zënë rob nga forcat ruse.

Dmytro Kozatskyi kishte publikuar imazhe të ushtarëve të plagosur të ngujuar brenda uzinës së rrethuar të çelikut, të cilat zunë titujt kryesorë të mediave në mbarë botën.

Por në një mesazh të postuar në Twitter këtë mëngjes të premteje, ai shkroi:

"Epo, kjo qe e gjitha. Faleminderit nga strehimoret e Azovstal - vendi i vdekjes dhe jetës sime.

E meqë ra fjala, se jam në robëri, do t'ju lë foto me cilësinë më të mirë, do t'i dërgoj në të gjitha konkurset gazetareske dhe konkurset e fotografive.

Nëse fitoj diçka, do të jetë shumë bukur pas daljes.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Shihemi" - dhe në fund embyll mesazhin me dy fotot e fundit, më një zemër e kuqe në vend të pikës.

Image

Image

Image

Image

Image

ImageImage

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco