FBI rrëzon pretendimet e Hillary Clinton: Nuk ka asnjë lidhje mes Trump dhe bankës ruse

FBI rrëzon pretendimet e Hillary Clinton: Nuk ka asnjë lidhje mes Trump dhe bankës ruse

14:37, 20/05/2022
A+ Aa A-

Pretendimet e ish-kandidates për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton kundër kundërshtarit të saj Donald Trump për lidhjet e tij me Rusinë janë hedhur poshtë nga FBI-ja e cila nuk gjeti prova për ndonjë lidhje mes Trump dhe një banke ruse.

Byroja Kombëtare e Inteligjencës amerikane, njohur ndryshe si FBI nuk gjeti prova për asnjë pretendim të ish-kandidates për presidente të Amerikës, Hillary Clinton kundër kundërshtarit të saj Donald Trump.

Avokati i zonjës Clinton, Michel Sussman deklaroi se ish-presidenti Trump kishte pasur një kanal të fshehtë me një bankë ruse, të lidhur me shtetin.

Për këtë, FBI arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë grimcë që qëndronte në akuzë kundër Donald Trump dhe kanali i komunikimit nuk mund të konfirmohej.

Avokati i ish-sekretares së Shtetit do të akuzohet për deklarim të rremë për një takim të supozuar mes ish-presidentit Trump dhe zyrtarëve të bankës ruse.

Sussmann i tha FBI-së në vitin 2016 se kishte një kanal komunikimi në prapavijë midis Organizatës Trump dhe bankë ruse Alfa, e cila thuhet se është e lidhur me qeverinë ruse.

Gjetjet e fundit të FBI-së i vendosin vulën pretendimeve të cilat rezultuan të pavërteta nga ana e fushatës së Hillary Clinton kundër zotit Trump gjatë fushatë presidenciale të vitit 2016.

Këtë vit, autoritetet e drejtësisë nuk gjetën asnjë provë që implikonte ish-presidentin Trump në një lidhje me autoritetet në Moskë, zonja Clinton pretendoi se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e 2016-s, duke i dhënë republikanit fitoren si president i 46.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco