Burri nga SHBA i vë flakën biletave të një koncerti me vlerë 3500 dollarë

Burri nga SHBA i vë flakën biletave të një koncerti me vlerë 3500 dollarë

14:31, 20/05/2022
A+ Aa A-

Një burri nga SHBA-ja i ka kushtuar shtrenjtë “qëndrimin” kundër vaksinimit për Covid-19, prandaj ka djegur biletat e koncertit të Olivia Rodrigos me vlerë 3500 dollarë.

Turneu “Sour” i këngëtares së re amerikane Olivia Rodrigo kërkon që vizitorët mbi 13 vjeç të vaksinohen kundër Covid-19 me konfirmimin e bashkangjitur.

Rregullat përcaktojnë që një rezultat negativ i testit PCR ose antigjenit nuk do të pranohet për hyrje.

Lëvizja u bë në partneritet me Presidentin Joe Biden për të inkurajuar amerikanët që të merrnin dozat e tyre.

Një burrë ka filmuar veten duke djegur bileta shumë të shtrenjta dhe duke i hedhur në plehra.

Ai gjithashtu vazhdoi me një monolog në të cilin argumentoi se ky është momenti kur “nënat, baballarët, fëmijët, adoleshentët” duhet të mbajnë qëndrim.

"Merrni qëndrim për vlerat tuaja. Nuk është gjithmonë gjëja më e lehtë për t'u bërë. Por filloni të mbani qëndrimin për atë që është e drejtë," tha ai.

“Ju po shikoni 3,500 dollarë në bileta për një koncert që dëshiron të më kontrollojë mua, që dëshiron të të tregojë mua dhe ty se çfarë të vendosim në trupin tonë”, vazhdoi të thoshte ai ndërsa dogji biletat.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco