S'i preu lidhjet me Rusinë, ish-kancelarit Schröder i hiqen privilegjet në Gjermani ish-kancelari gjerman me gruan e tij të fundit, So-yeon Schröder-Kim.

S'i preu lidhjet me Rusinë, ish-kancelarit Schröder i hiqen privilegjet në Gjermani

14:23, 20/05/2022
A+ Aa A-

Ish-kancelarit gjerman, i cili mban poste në kompanitë Rosneft dhe Nord Stream, nuk do t’i jepet më personel dhe zyrë,

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder do të humbasë disa nga privilegjet e tij që i gëzon prej mbajtjes së këtij posti, pasi ai nuk arriti të ndërpresë lidhjet e tij me kompanitë ruse të energjisë pas luftës në Ukrainë. Kështu ka vendosur komiteti i buxhetit i Bundestagut.

Schröder, i cili ishte kreu i qeverisë gjermane nga viti 1998 deri në 2005, do t'i hiqet zyra dhe stafi i tij, që  i kushtojnë rreth 419,000 euro taksapaguesve.

Mocioni, i cili u miratua të enjten pasdite me mbështetjen e vetë Partisë Socialdemokrate (SPD), të të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë (FDP) të Shroder, nuk përmend lidhjet apo qëndrimin e politikanit në Kremlin për luftën në Ukrainë, me shumë gjasa për të shmangur përballjet ligjore.

Në vend të kësaj, mocioni argumenton se ish-kancelari nuk përmbush më asnjë detyrim në vazhdim si një burrë shteti dhe për këtë arsye nuk i duhet një zyrë dhe personel për ta bërë këtë.

Partia kryesore e opozitës, Unioni Kristian Demokrat (CDU), e mbështeti vendimin edhe pse i kishte bërë thirrje qeverisë që të shkurtonte pensionin e ish-kancelarit, ekuivalent me një pagë vjetore prej rreth 100,000 eurosh. Schröder do t'i mbajë pagesat e pensionit dhe të sigurisë.

Katër punonjësit që punonin në zyrën e Schröder, që ndodhej pothuajse përballë ambasadës ruse në bulevardin Unter den Linden në Berlin, e dhanë dorëheqjen vetë me dëshirën e tyre në fillim të marsit, pasi shefi i tyre nuk kishte treguar asnjë synim që të largohej nga bordet në kompaninë ruse të naftës Rosneft dhe kompaninë e tubacionit Nord Stream.

Votimi i komitetit buxhetor të Bundestagut u bë vetëm disa orë pasi Parlamenti Evropian i kërkoi Presidentes së komisionit, Ursula von der Leyen, të vendoste sanksione kundër Schröder për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin.

Legjislatura e BE-së miratoi një rezolutë të enjten që thoshte se sanksionet pas pushtimit të Ukrainës duhet të shtrihen "edhe tek evropianët që ishin anëtarë të bordeve të kompanive të mëdha ruse dhe te politikanët që vazhdonin të merrnin para ruse".

Për politikanët gjermanë, mocioni i drejtohet indirekt ish-Ministres së Jashtme austriake, Karin Kneissl, një anëtare e bordit mbikëqyrës në Rosneft, e cila vallëzoi me Vladimir Putin në dasmën e saj në 2018.

Miqësia e ngushtë personale e Schroder-it me Putinin është kritikuar rëndë pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, dhe udhëheqja e SPD-së i ka bërë thirrje 78-vjeçarit të dorëzojë anëtarësimin e tij në parti.

Megjithatë, politikani me qendrim në Hanover nuk është shfaqur i penduar. "Unë nuk bëj mea culpa," tha Schröder për New York Times në prill. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco