Analisti rus guxon të flasë hapur: Ukrainasit janë gati të vdesin për atdheun e tyre dhe bota është kundër nesh!

Analisti rus guxon të flasë hapur: Ukrainasit janë gati të vdesin për atdheun e tyre dhe bota është kundër nesh!

12:10, 17/05/2022
A+ Aa A-

Në një moment jashtëzakonisht të rrallë sinqeriteti në televizionin shtetëror rus, analisti rus i mbrojtjes Mikhail Khodaryonok bëri kritikë për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe foli për izolimin ndërkombëtar të vendit të tij.

"60 Minutes" është emisioni kryesor i diskutimeve në televizionin shtetëror rus: diskutim në studio që promovon linjën e Kremlinit në gjithçka, përfshirë të ashtuquajturin "operacion ushtarak special" të Presidentit Putin në Ukrainë. Kremlini ende pohon se ofensiva ruse po shkon sipas planit.

Por i ftuari në studio, Mikhail Khodarenok, një analist ushtarak dhe kolonel në pension, pikturoi një pamje krejtësisht të ndryshme.

Ai paralajmëroi se "situata (për Rusinë) qartësisht do të përkeqësohet" pasi Ukraina merr ndihmë shtesë ushtarake nga Perëndimi dhe se "ushtria ukrainase mund të armatosë një milion persona".

Duke iu referuar ushtarëve ukrainas, ai vuri në dukje se "dëshira për të mbrojtur atdheun e tyre është shumë e fuqishme".

"Fitorja përfundimtare në fushën e betejës përcaktohet nga morali i lartë i trupave që po derdhin gjak për idetë, për të cilat janë gati të luftojnë".

Analisti rus Khodaryonok argumentoi se raportimet nga rusët për demoralizim midis trupave ukrainase janë vetëm raste individuale dhe nuk tregojnë moralin e përgjithshëm.

Në fakt, tha ai, ukrainasit janë shumë të motivuar dhe të gatshëm të vdesin për vendin e tyre, që është një "komponent i gatishmërisë së lartë luftarake të një ushtrie, një nga komponentët më të rëndësishëm".

Ai gjithashtu paralajmëroi kundër hedhjes së raketave në drejtim të Finlandës… "në fund të fundit, mangësia kryesore e pozicionit tonë ushtarako-politik është se, në një farë mënyre, ne jemi në izolim të plotë gjeopolitik dhe, sado që do ta urrenim ta pranonim këtë, praktikisht e gjithë bota është kundër nesh.

Situata nuk mund të konsiderohet normale kur kundër nesh është një koalicion prej 42 shtetesh dhe kur burimet tona ushtarako-politike dhe ushtarako-teknike janë të kufizuara”,- vërejti ai.

Të ftuarit e tjerë në studio heshtën; edhe prezantuesja, Olga Skabeyeva, normalisht e ashpër dhe e zëshme në mbrojtjen e saj ndaj Kremlinit, u shfaq jashtëzakonisht e heshtur.

Është e rrallë të dëgjosh analiza të tilla realiste në TV rus të kontrolluar nga Kremlini

Pra, çfarë ndodhi në emisionin “60 Minutat”? A ishte kjo një thirrje zgjimi spontane dhe e papritur për Ukrainën, që u rrëshqiti nga rrjeta?

A ishte planifikuar paraprakisht, përgatitja e rusëve për lajme negative mbi "operacionin special ushtarak"?

Është shumë herët për të thënë. Duhet qëndruar i sintonizuar me televizionin rus për sinjale të mëtejshme.

Por ndiqeni reagimin e hapur nga ushtaraku i vjetër rus mbi pushtimin e Ukrainës, me titra nga Francis Scarr i BBC – një befasi e vërtetë nëse keni pesë minuta kohë për ta parë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco