VIDEO/ Tornadot bëjnë kërdinë në Kansas, mijëra godina të dëmtuara

VIDEO/ Tornadot bëjnë kërdinë në Kansas, mijëra godina të dëmtuara

16:12, 02/05/2022
A+ Aa A-

Disa dhjetëra tornado kanë shkaktuar kaos dhe shkatërrim në Kansas, SHBA, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale nga njerëz të ndryshëm shihen pamjet spektakolare dhe dramatike të tornadove, të cilët sipas autoriteteve kanë arritur deri në 265 km/h. Një prej tornadove vlerësohet të ketë dëmtuar deri në 1000 banesa në jug të Kansasit, duke krijuar një vijë shkatërrimi mbi 20 kilometra të gjatë.

Fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima nga kushtet ekstreme të motit. Sipas mediave lokale 4 persona, 2 prej të cilëve zjarrfikës, kanë mbetur të plagosur lehtë. Gjithashtu, në të gjitha zonat është rikthyer energjia elektrike.

Stuhi të fuqishme janë regjistruar edhe në shtete të tjera amerikane, si Oklahoma dhe Illinois, ndërsa pritet që tornado të godasin edhe Teksasin, Nju Meksikon dhe Koloradon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco