Sipas OKB, mbi 3000 refugjatë humbën në kalimet detare për në Evropë

Sipas OKB, mbi 3000 refugjatë humbën në kalimet detare për në Evropë

10:28, 02/05/2022
A+ Aa A-

Mbi 3000 refugjatë, azilkërkues dhe migrantë vdiqën ose u zhdukën në vitin 2021 ndërsa përpiqeshin të arrinin në vendet evropiane përmes rrugëve detare të Mesdheut dhe Atlantikut.

Shifra të tilla që janë publikuar përmes raportit të fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët tregojnë se në këtë drejtim është regjistruar rritja më e lartë në vitet e fundit, raporton SchengenVisaInfo.com.

I njëjti burim zbulon se mijëra qytetarë nga Afrika marrin rrugë të rrezikshme për në Evropë çdo vit, kryesisht duke udhëtuar mbi shkretëtirën e Saharasë dhe duke u larguar nga brigjet e Afrikës së Veriut me varka të vogla.

Autoritetet në Bashkimin Evropian po përpiqen vazhdimisht të gjejnë mënyra të reja efektive për të përballuar fluksin e emigrantëve që tentojnë të arrijnë në vendet evropiane në mënyrë të paligjshme.

Sipas një raporti të mëparshëm të UNHCR-së, vitin e kaluar, gjithsej 3,077 persona u raportuan të vdekur ose të zhdukur, duke shënuar një rritje gati të dyfishtë në krahasim me shifrat e vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco