Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Jill Biden do të shkojë në Rumani dhe Sllovaki në mbështetje të refugjatëve ukrainas

Jill Biden do të shkojë në Rumani dhe Sllovaki në mbështetje të refugjatëve ukrainas

07:34, 02/05/2022
A+ Aa A-

Zonja e Parë Jill Biden do të udhëtojë në Rumani dhe Sllovaki këtë javë në mbështetjeje për familjet e zhvendosura ukrainase të detyruara të ikin nga gjakderdhja dhe dhuna në vendin e tyre në vazhdën e pushtimit rus. 

Sipas një njoftimi nga Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë, Biden do ta përdorë gjithashtu udhëtimin për t'u takuar me anëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të stacionuar jashtë shtetit, si dhe me zyrtarë të nivelit të lartë qeveritar në të dy vendet. 

Itinerari i saj: Zonja e Parë do të largohet nga Uashingtoni për në Rumani të enjten, duke u ndalur fillimisht në bazën ajrore Mihail Kogalniceau të premten, ku do të takohet me anëtarët e shërbimit përpara se të niset për në kryeqytetin Bukuresht të shtunën. 

Në Bukuresht: Biden do të zhvillojë takime me anëtarë të qeverisë rumune, si dhe me punonjës të ndihmës humanitare. Pas Polonisë, Rumania ka parë fluksin më të madh të refugjatëve ukrainas si rezultat i krizës, me qindra mijëra ukrainas që kaluan kufirin në vend që nga fillimi i luftës tre muaj më parë. 

Ajo do të kalojë gjithashtu kohë në Bukuresht me edukatorët që po ndihmojnë në mësimin e fëmijëve të zhvendosur ukrainas.

Në Bratislavë: Biden do të udhëtojë më pas në Sllovaki, ku do të takohet me stafin e ambasadës amerikane përpara se të niset të nesërmen për në Kosice dhe Vysne Nemecke, Sllovaki, për të takuar refugjatët ukrainas dhe sllovakët që kanë hapur shtëpitë e tyre për familjet nga Ukraina. Më shumë se 250,000 ukrainas kanë ikur në Sllovaki, një vend me më shumë se pesë milionë banorë. 

Ndërsa të hënën, më 9 maj, Biden do të përfundojë udhëtimin e saj duke u takuar me anëtarët e qeverisë sllovake përpara se të niset për në SHBA. 

Ky udhëtimi do të jetë udhëtimi i dytë i vetëm jashtë vendit i Zonjës së Parë; në korrik ajo shkoi në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco