Mbi 9000 krime lufte në Ukrainë

Mbi 9000 krime lufte në Ukrainë

16:11, 01/05/2022
A+ Aa A-

Drejtësia ukrainase ka hapur tashmë procedurat për më shumë se 9 000 raste të krimeve të dyshuara të luftës, njoftoi këtë të dielë Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit, Iryna Venediktova.

‘Deri më sot, ne kemi 9 158 raste të krimeve të luftës,’ tha Venediktova, e cituar nga agjencia Ukrinform.

‘Çdo ditë kemi arsye për të filluar gjithnjë e më shumë raste të reja: vdekje civilësh, bombardime, deportim njerëzish në territoret e pushtuara ose në territorin e shtetit agresor’, shtoi ajo.

Prokurorja theksoi se procesi i dhënies së përgjegjësisë për kriminelët e dyshuar të luftës tashmë ka filluar dhe se disa nga anëtarët e forcave ruse të dyshuar për kryerjen e tyre tashmë janë identifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco