Çfarë fshihet pas serisë së zjarreve misterioze në Rusi?

Çfarë fshihet pas serisë së zjarreve misterioze në Rusi?

09:52, 25/04/2022
A+ Aa A-

Nga Inga Frenser, BILD

Numri i zjarreve misterioze në Rusi po rritet.

Nata e kaluar ishte një ferr në depot ruse të zjarrit në Bryansk, jo shumë larg kufirit me Ukrainën. Kjo u konfirmua edhe nga mbrojtja civile e qytetit Bryansk me 400 mijë banorë. Puna e zjarrfikësve vazhdon. Videot e postuara në internet tregojnë flakët e larta nga distanca. Zjarri thuhet se ka nisur rreth orës 2 të mëngjesit. Detajet e tjera janë të panjohura. Qyteti është rreth 150 kilometra në veri të kufirit ruso-ukrainas.

Është akoma e paqartë nëse zjarri ka lidhje me luftën në Ukrainë. Megjithatë, supozohet se ka qenë një sulm me raketa nga ushtria ukrainase.

Raportimet për zjarre në pozicionet e rëndësishme strategjike në territorin rus po shtohen ndjeshëm.

Në fillim të prillit, Rusia fajësoi Ukrainën për një zjarr në një depozitë nafte në qytetin rus të Belgorod. Sipas një dëshmie ruse, dy helikopterë ukrainas qëlluan raketa në drejtim të depove. Ukraina e mohon këtë. Belogorod është më pak se 50 kilometra larg kufirit ukrainas.

Një zjarr shpërtheu në Institutin Ushtarak për Kërkimet e Raketave në Tver gjatë javës së shkuar. Të paktën shtatë persona u vranë dhe 27 u plagosën. Videot dhe fotot tregonin se si shpërthyen flakët në godinë dhe tymin që pushtoi qytetin. Dhjetëra zjarrfikëse dhe një helikopter u dërguan.

Zjarri në këtë institut ushtarak në Moskë është veçanërisht i ndjeshëm për shkak se instituti është pjesë e rëndësishme e aparatit ushtarak. Në këto zyra janë prodhuar raketat Iskander, që po përdorin trupat ruse në Ukrainë. Mes të tjerash, instituti prodhon edhe sisteme të navigimit, kontrollit dhe drejtimit për udhëtimet hapësinore, por edhe raketa dhe avionë luftarakë.

Moska edhe njëherë ka deklaruar se do të përshkallëzojë sulmet e saj nëse trupat ukrainase kryejnë sulme apo akte sabotazhi në territorin rus.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco