Vdes personi që kreu sulm në një universitet gjerman

Vdes personi që kreu sulm në një universitet gjerman

16:19, 24/01/2022
A+ Aa A-

Policia gjermane ka thënë se një agresor me armë zjarri ka plagosur disa persona në një sallë universitare në qytetin jugperëndimor, Heidelberg.

Policia ka thënë përmes një deklarate se agresori është i vdekur, mirëpo nuk ka dhënë hollësi si ka ndodhur kjo gjë dhe as nuk ka specifikuar sa persona janë plagosur në sulm dhe si është gjendja e tyre.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA dhe e përditshmja tjetër, Bild, kanë thënë se agresori ka vrarë veten.

Zyrtarë të sigurisë kanë thënë se shenjat e para tregojnë se agresori nuk ka pasur motive politike apo fetare.

Policia ka thënë se arma e përdorur në sulm ka qenë armë zjarri me tytë të gjatë.

Universiteti Heidelberg është universiteti më i vjetër në Gjermani.

Ai është themeluar më 1386. Qyteti ka rreth 160 000 banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco