Formoi një jashtëqitje gjigante nga bora, arrestohet artisti

Formoi një jashtëqitje gjigante nga bora, arrestohet artisti

15:18, 18/01/2022
A+ Aa A-

Një artist rus është arrestuar për formimin e një skulpture bore në fomrnë e një jashtëqitje gjigante afër një hapësire varrezash në Shën Petersburg.

Policia dhe mediet lokale thanë të martën se Ivan Volkov është akuzuar për përdhosje të një vendi për varrosje afër të vdekurve, kur e ndërtoi skulpturën pesë metra të gjatë, shkruan Free Europe.

Skulptura u ndërtua në “Fushën e Marsit”, hapësirë ku ndodhen varrezat e njerëzve që kishin vdekur gjatë Revolucionit Rus të vitit 1917.

Artisti 29-vjeçar publikoi fotografi të skulpturës së pazakontë në Facebook dhe Instagram, duke komentuar se ai nuk i ka dhënë “ndonjë kuptim të veçantë punimit”. Postimet janë fshirë.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet më së shumti me pesë vite burgim. Viteve të fundit, ai ka qenë autor i disa skulpturave nga bora, përfshirë një që është bërë për t’i nderuar mjekët që po luftojnë kundër pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco