Mesha e Krishtlindjes/ Papa Francesku: Njeriut t’i respektohet dinjiteti në punë

Mesha e Krishtlindjes/ Papa Francesku: Njeriut t’i respektohet dinjiteti në punë

23:41, 24/12/2021
A+ Aa A-

Papa Françesku mbajti meshën e Krishtlindjes në Vatikan.

Ati i Shenjtë kujton se është shumë e rëndësishme që puna e njeriut të ketë dinjitet dhe të vlerësohet.

Ai gjithashtu ka theksuar se e rëndësishme është t'i vlerësohet dinjiteti njeriut në punë, ndërsa ka bërë thirrje që qytetarët t’i kthehen besimit, dashurisë dhe bamirësisë.

Jezusi lindi pranë barinjve, afër të harruarve. Ai është atje ku dinjiteti i njeriut vihet në provë. Sonte Zoti vjen për të mbushur me dinjitet vështirësitë e punës.

Ai na kujton se sa e rëndësishme është t’i vlerësojnë në punë dinjitetin njeriut", ka thënē Papa Françesku duke shtuar:

"Të dashur vëllezër dhe motra, le të kthehemi te thelbësorja e besimit, te dashuria e parë, te adhurimi dhe te bamirësia". 

"I shikojmë të urtët që enden, rrugës, ku është Zoti në njeriun dhe njeriu në Zot; ku Zoti është në radhë të parë adhurohet, ku të fundit zënë vendin më afër tij. Zoti na dhëntë të jemi një kishë e varfër dhe vëllazërore adhurimi. Kjo është thelbësore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco