Rekord në Itali/ Mbi 50 mijë raste të reja dhe 141 viktima nga Covid

Rekord në Itali/ Mbi 50 mijë raste të reja dhe 141 viktima nga Covid

22:18, 24/12/2021
A+ Aa A-

Autoritetet shëndetësore të Italisë kanë raportuar sot 50.599 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 141 viktima.

Për shkak të rritjes së vazhdueshme të infeksioneve, qeveria e Mario Draghit ndaloi të gjitha festivalet, si dhe ato në ambiente të mbyllura, në natën e ndërrimit të viteve.

Pronarët e diskove, klubeve, hoteleve u shprehën të hidhëruar dhe të zhgënjyer, duke theksuar se dëmi financiar do të jetë i madh. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, megjithatë, u përgjigj se nuk kishte absolutisht asnjë alternativë në këtë fazë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco