Mesazhe naziste nga protestuesit e pasaportës COVID, që vandalizuan memorialin e Rezistencës Franceze

Mesazhe naziste nga protestuesit e pasaportës COVID, që vandalizuan memorialin e Rezistencës Franceze

10:31, 14/12/2021
A+ Aa A-

Një monument i famshëm në kujtim të luftëtarëve francezë të rezistencës në Luftën e Dytë Botërore është vandalizuar me mbishkrime  "Anti Pass". (Kundër pasaportës)

Dy shkronjat 's' nga fjala "Pass" (Pasaportë) u vizatuan për t'i ngjarë akronimit SS, emërtimit të njesisë paramilitare të Gjermanisë naziste.

Kjo supozohej të ishte një protestë kundër pasaportës shëndetësore të Francës për COVID, e cila I ndalon të pavaksinuarit të hyjnë në vende si bare dhe restorante.

Presidenti francez Emmanel Macron e quajti përdhosjen e Mont Valérien "një fyerje për kujtimin e heronjve tanë dhe për kujtesën e kombit".

"Të përdhosësh këtë vend të shenjtë të Republikës është të minosh atë që na bashkon. Autorët do të gjenden dhe më pas do të gjykohen," shtoi presidenti në një postim në Tëitter.

Mbishkrimi në Memorialin e Francës Luftuese, i inauguruar nga gjenerali de Gaulle në vitin 1960 në Suresnes, është 50 metra i gjatë, tha policia për AFP.

Ai u pa herët në mëngjes të hënën, tha policia.

Ministrja për Kujtimin dhe Veteranët, Geneviève Darrieussecq, njoftoi  se do të bëjë një padi "sot në emër të Ministrisë së Forcave të Armatosura".

“Një muaj pasi Presidenti i Republikës varrosi zotin Hubert Germain, shoqëruesin e fundit të Çlirimit, ky mbishkrim na kujton se lufta kundër obskurantizmit dhe ekstremeve të të gjitha llojeve nuk duhet të ndalet”, shtoi ajo.

Ndaloni manipulimin dhe shpërdorimin e historisë sonë, ndaloni përdorimin e simboleve dhe vendeve të kujtesës sonë kombëtare për qëllime politike,” tha ministrja në një deklaratë.

Prefektura Hauts-de-Seine tha: "Prefekti dënon në termat më të ashpër të mundshëm dëmtimin e padenjë në këtë vend, i cili është një simbol i rezistencës dhe luftës së Francës. Forcat e policisë janë mobilizuar për të identifikuar dhe gjetur autorët."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco