Padi shokuese ndaj Nusretit

Padi shokuese ndaj Nusretit

09:03, 18/11/2021
A+ Aa A-

Dy spanjollë që punonin në restorantin e Nusret në Nju Jork paraqitën një kërkesë kompensimi prej 500,000 dollarësh me arsyetimin se punëtorët turq trajtoheshin më mirë se ata, ish-punonjësit pretendojnë se janë diskriminuar.

Sipas lajmeve të gazetës New York Post, Angelo Maher, i cili ka filluar të punojë si kamarier në restorant në vitin 2017, ka pohuar se për shkak se nuk ishte turk, ishte i punësuar në departamente më pak fitimprurëse dhe bakshishi nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë. 

Sipas të dhënave të gjykatës, Maher gënjente klientët që e pyesnin nëse mishi ishte hallall, ndërkohë që nuk ishte kjo sipas udhëzimeve të menaxhmentit të restorantit. 

Maher, i cili u pushua nga puna në mars 2020 për shkak të pandemisë, deklaroi se nuk u thirr në punë kur restoranti u rihap.

Elizabeth Cruz, me prejardhje dominikane, e cila u punësua si banakiere në prill 2019, deklaroi se asaj iu kërkua të vishte një minifund, këpucë me taka të larta dhe një bluzë të hapur. 

Cruz pretendoi se ajo u pushua nga puna pasi refuzoi të vishej në atë mënyrë.

 Nga ana e drejtuesve të restorantit nuk është bërë asnjë deklaratë lidhur me akuzat dhe procesin gjyqësor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco