Ish-princesha japoneze fillon në jetë të re në SHBA

Ish-princesha japoneze fillon në jetë të re në SHBA

09:52, 15/11/2021
A+ Aa A-

Ish-princesha e Japonisë Mako ka mbërritur në SHBA me bashkëshortin e saj Kei Komuro, pas largimit nga familja mbretërore.

Ata do të marrin me qira një apartament në Nju Jork ku Z. Komuro punon në një firmë ligjore.

Sipas ligjit japonez, anëtarët femra të familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një "të zakonshëm".

Dyshja ruheshin shumë nga policia dhe nga siguria e aeroportit teksa shëtisnin në terminalin e nisjes.

 Ata kaluan rreth 100 gazetarë që ishin aty për të parë largimin e tyre, por nuk iu përgjigjën pyetjeve.

Pamjet e transmetuara në Japoni treguan çiftin duke mbërritur në Nju Jork dhe duke ecur në aeroport me rojet e sigurisë, përpara se të hypnin në një automjet në pritje.

Lëvizja e tyre në Nju Jork ishte përfolur prej kohësh dhe Mako, e cila mori mbiemrin e të shoqit kur u martuan, thuhet se pritet të gjejë një punë në qytet.

Megjithatë, çifti u përball me një pengesë në planet e tyre muajin e kaluar kur mediat japoneze raportuan se zoti Komuro kishte dështuar në provimin e jurisprudencës në shtetin e Nju Jorkut. 

Avokatët e mundshëm duhet të kalojnë testet për të praktikuar avokatinë në shtet.

Z. Komuro aktualisht punon si nëpunës ligjor.

Çifti u përball me kundërshtime të mëdha kur ata njoftuan për herë të parë fejesën e tyre katër vjet më parë dhe lidhja e tyre ka qenë subjekt i thashethemeve dhe polemikave në tabloidë.

Kur çifti u martua muajin e kaluar, ata anashkaluan ritet e zakonshme të një dasme mbretërore dhe refuzuan një pagesë të ofruar për gratë mbretërore pas largimit të tyre nga familja.

Ish-princesha Mako, e cila është mbesa e perandorit Naruhito, është anëtarja e parë femër e familjes mbretërore që i refuzon të dyja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco