Kina ndalon ndërtimin e kullave të larta: Janë projekte të pavlera

Kina ndalon ndërtimin e kullave të larta: Janë projekte të pavlera

09:50, 28/10/2021
A+ Aa A-

Kina njihet si simbol i ndërtimit të kullave të larta. Por vendi komunist ka vendosur të ndalojë ndërtimin e qiellgërvishtëseve, duke thënë se janë projekte të kota, që kanë për synim vetëm të bien në sy.

Sipas BBC, Kina ka vendosur që në qytetet me më pak se 3 milionë banorë, të mos lejohen kulla më të larta se 150 metra. Për qytetet më të mëdha, nuk do lejohen godina më të larta se 250 metra.

Në Kina ndodhen disa prej qiellgërvishtëseve më të larta në botë. 

Por mediat vendase po raportojnë se teksa në disa qytete mund të jetë e nevojshme ngritja e kullave, në shumë raste ato janë thjesht projekte vanitoze.

Në fillim të këtij viti një video u bë virale, pasi njerëzit nisën të arratiseshin nga një godinë e lartë 350 metra, sepse ajo po lëkundej furishëm.

Kina ka kritikuar ndërtuesit duke thënë se ata janë të fiksuar me godina që duan të bien ne sy. Në fillim të këtij viti, vendi lëshoi një urdhër për ndalimin e arkitekturës së shëmtuar.

Urdhri për kullat është pritur mirë nga opinioni publik. Komentuesit thonë se këto rrokaqiej nuk janë të nevojshme, pasi janë thjesht mashtrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco