Kancelar i ri, makinë e re: Ja Mercedesi 'roje' i Olaf Scholz

Kancelar i ri, makinë e re: Ja Mercedesi 'roje' i Olaf Scholz

11:28, 26/10/2021
A+ Aa A-

Një kancelar i ri me një makinë të re.

Kryeministri i pritshëm i Gjermanisë, Olaf Scholz pritet të ketë një makinë të re në dispozicion.

Sipas gazetës BILD, bëhet fjalë për një Mercedes S680 Guard. Makina e blinduar është jo vetëm luksoze nga brenda, por është një prej mjeteve më të sigurta dhe më të fuqishme që ka prodhuar ndonjëherë Mercedes.

Makina ka 12 cilindra dhe 680 kuaj fuqi. Ajo arrin një shpejtësi maksimale prej 190 kilometra në orë.

Kompania thotë se qëllimi i makinës është që kancelari të mbijetojë 30 sekondat e para të çdo sulmi të mundshëm dhe të jetë në lëvizje për sa më gjatë. Më pas do mund të ndërhyjnë truprojat dhe policët.

‘Scholzmobili’ mund t’u rezistojë qindra plumbave nga armët automatike. Jo vetëm dyert dhe motori, por edhe dritaret dhe gomat janë të forta si një ari. Jo vetëm kaq, por makina i ofron mbrojtje atyre që janë brenda nga ndonjë sulm me gaz helmues. Nëse makina detekton një sulm me gaz, brenda lëshohet oksigjen dhe me pak presion, gazi nuk mund të penetrojë në brendësi të mjetit.

Edhe çmimi sigurisht është i kripur: plot 550 mijië euro për një S680.

Kjo makinë është në një nivel me mjetet e tjera presidenciale në botë. Por ndryshe nga makinat e Vladimir Putin dhe të Joe Biden, ajo prodhohet në seri. Mercedes ka në plan që të prodhojë 400 makina të tilla.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku26/10/2021 12:38

Ekzemplarin e dytë Mercedesi duhet ta prodhojë për liderrin global, madje ta prodhojë sipas përmasave të gorillës, përndryshe shkojnë për lesh të gjitha opsionalët e super luksit. Në këtë mënyrë lumturohet edhe populli shqiptar që ka vetëm një qëllim në jetë, lumturimin e liderrit.

Shto koment

Denonco