Princesha Mako e Japonisë martohet me 'njeriun e thjeshtë' dhe humbet statusin mbretëror

Princesha Mako e Japonisë martohet me 'njeriun e thjeshtë' dhe humbet statusin mbretëror

11:17, 26/10/2021
A+ Aa A-

Princesha Mako e Japonisë ka humbur statusin e saj mbretëror pasi u martua me të dashurin e saj të lolegjit, "njeriun e thjeshtë"  Kei Komuro - një djalë që ajo e përshkroi si "të pazëvendësueshëm" - në një ceremoni modeste.

Pas vitesh kritikash për marrëdhënien e tyre që e ka bërë Makon të luftojë për të mbrojtur shëndetin e saj mendor, mbesa e perandorit Naruhito dhe Komuro njoftoi në një konferencë shtypi në Tokio të martën se ata ishin martuar. Ata nuk pranuan t’u bëhen pyetje nga gazetarët.

Çifti, i cili u njoh në universitet pothuajse një dekadë më parë, fillimisht duhej të martohej në nëntor 2018, por u shty pasi mediat japoneze zbuluan se nëna e Komuro ishte përfshirë në një skandal të vogël financiar.

Të martën Komuro shprehu keqardhje sesi problemet e nënës së tij kishin lënë në hije përgatitjet e dasmës. Për nusen e tij, ai tha: “Unë e dua Mako-san. Dhe do të doja ta kaloja jetën time me personin që dua.”

Ai tha se do të bënte "çdo gjë të mundshme" për të zgjidhur mosmarrëveshjen financiare midis nënës së tij dhe një ish-të fejuarit të saj, nga i cili thuhet se ajo mori hua 4 milion ¥, megjithëse ka pasur pretendime se paratë ishin dhuratë.

Mbulimi intensiv mediatik i familjes së tij dhe shqyrtimi i marrëdhënies së çiftit ka ndikuar tek Mako. Agjencia perandorake zbuloi së fundmi se ajo vuante nga çrregullimi kompleks i stresit post-traumatik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco