Kthehet makthi i pandemisë në Kinë

Kthehet makthi i pandemisë në Kinë

11:11, 26/10/2021
A+ Aa A-

Autoritetet kineze vendosën sot një bllokim në Lanzhou, një qytet me katër milionë banorë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 , rreth 100 ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Në të gjitha rrethet e këtij qyteti, që është kryeqyteti i provincës Gansu, do të vendosen kontrolle të rrepta të lëvizjes, njoftuan autoritetet lokale. 

Zyrtarët e qytetit, në një deklaratë, paralajmëruan se "hyrja dhe dalja e banorëve" do të kontrollohet rreptësisht dhe do të kufizohet në furnizime thelbësore ose kujdes mjekësor, duke u bërë thirrje të gjithë banorëve që të ndjekin me përpikëri rregullat.

Kina njoftoi sot se ka regjistruar 29 raste të reja, vendase me Covid-19 në të gjithë vendin. 

Edhe pse këto shifra janë shumë të vogla në krahasim me rastet e regjistruara çdo ditë në vende të tjera të botës, autoritetet kineze tregohen shumë të kujdesshme pasi vendi po pret Lojërat Olimpike Dimërore që prej 4 shkurtit 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco