Merkel: Ky ishte gabimi im më i madh në menaxhimin e pandemisë së COVID-19

Merkel: Ky ishte gabimi im më i madh në menaxhimin e pandemisë së COVID-19

14:46, 25/10/2021
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane në largim , Angela Merkel  pranon për herë të parë gabimin më të madh të qeverisë në drejtim të menaxhimit të krizës së koronavirusit .

Në një intervistë për një gazetë gjermane, Merkel, 67 vjeç, nuk ngurroi të thoshte se në Krishtlindjet e kaluara, qeveria e saj nuk arriti të mbronte në mënyrë adekuate të moshuarit dhe punonjësit e shtëpive të të moshuarve.

 Kishte teste për Covid, pohoi ajo, por ato nuk arritën në kohë në shtëpinë e të moshuarve.

Në dimrin e vitit 2020, të paktën 30,000 njerëz në shtëpitë e pleqve dhe institucionet e kujdesit në Gjermani vdiqën nga komplikimet e sëmundjes Covid, shumë prej tyre pa të dashurit e tyre.

"Ishte momenti më i dobët në luftën kundër pandemisë," tha Angela Merkel në një intervistë për Süddeutsche Zeitung. 

Një periudhë për të cilën siç thotë ajo është “ende i trishtuar”.

“Krishtlindjet e kaluara , kur testet Covid ishin tashmë të disponueshme dhe mund të shpërndaheshin falas, megjithë përpjekjet e qeverisë federale, u desh shumë kohë që ata të arrinin në shtëpitë e pleqve dhe objektet e kujdesit. Unë personalisht kontaktova me përgjegjësit, por ata arritën shumë vonë në shtëpitë e të moshuarve dhe njësitë e kujdesit," theksoi Merkel .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco