VIDEO/ Kapja e bosit kolumbian të drogës, fshehur në strofullën e tij në fshat, pa telefon, me korrierë

VIDEO/ Kapja e bosit kolumbian të drogës, fshehur në strofullën e tij në fshat, pa telefon, me korrierë

11:59, 25/10/2021
A+ Aa A-

Dairo Antonio Úsuga, bosi kolumbian i drogës, që u arrestua së fundmi dhe do të ekstradohet në SHBA, u kap në strofullën e tij në fshat në provincën Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë, afër kufirit me Panamanë.

Në operacion u përfshinte 500 ushtarë të mbështetur nga 22 helikopterë. Një polic u vra.

Otoniel kishte përdorur një rrjet shtëpish të sigurta rurale për të lëvizur dhe për t'iu shmangur autoriteteve dhe nuk përdorte telefon, përkundrazi u mbështet te korrierët për komunikim.

Në të kaluarën, policia ka gjetur dyshekë specialë ortopedikë për Otoniel në këto shtëpi të veçanta, pasi ai kishte dhimbje shpine nga hernia diskale.

Shefi i policisë Jorge Vargas ka thënë se bosi i drogës kishte frikë nga kapja dhe "asnjëherë nuk iu afrua zonave të banuara".

Por El Tiempo raportoi se autoritetet arritën të përcaktonin vendndodhjen ku ai më në fund u kap, vetëm dy javë më parë.

Shefi Vargas tha se lëvizjet e tij u gjurmuan nga më shumë se 50 ekspertë të inteligjencës sinjalizuese, duke përdorur imazhe satelitore.

Agjencitë e SHBA dhe Britanisë së Madhe u përfshinë në kërkim.

Presidenti Ivan Duque e përshkroi operacionin si "depërtimin më të madh në xhungël që është parë ndonjëherë në historinë ushtarake të vendit tonë".

Forcat e armatosura të Kolumbisë publikuan më vonë një fotografi që tregonte ushtarët e saj që ruanin Otonielin, i cili ishte me pranga dhe i veshur me çizme gome.

Ka pasur disa operacione të mëdha që kanë përfshirë mijëra oficerë për kapjen e 50-vjeçarit, vitet e fundit.

LEXO ME SHUME: Mbreti kolumbian i kokainës: nga rebel marksist-leninist - në ekstremist të djathtë e trafikant droge

LEXO ME SHUME: Lordi kolumbian i drogës Otoniel do të ekstradohet në SHBA: 5 mln euro shpërblimi për kokën e tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco