Nusja gjermane e ISIS burgoset për krime lufte: E la 'skllaven' 5 vjeçe Yazidi të vdiste nga etja

Nusja gjermane e ISIS burgoset për krime lufte: E la 'skllaven' 5 vjeçe Yazidi të vdiste nga etja

11:08, 25/10/2021
A+ Aa A-

Mynih - Një grua gjermane dhe ish-anëtare e Shtetit Islamik u dënua të hënën me 10 vjet burg nga një gjykatë e Mynihut pasi la një vajzë Yazidi të skllavëruar në Irak që të vdiste nga etja.

Jennifer Wenisch, 30 vjeçe, e akuzuar për krime lufte dhe vrasje, mund të ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Ngjarja është historike, si një nga gjyqet e para në botë që ndjek penalisht një krim lufte kundër jazidëve, një pakicë kurdo-folëse e persekutuar dhe e skllavëruar nga xhihadistët në Irak dhe Siri.

Rreth 10,000 njerëz të komunitetit Yazidi u vranë nëveri të  Irakut.

Rreth 7,000 gra dhe vajza Yazidi, disa prej tyre edhe nëntë vjeçe, u skllavëruan dhe u dërguan me forcë në vende të ndryshme në Irak dhe në lindje të Sirisë.

Image

Fotografi të anëtarëve të pakicës Yazidi të vrarë në vitin 2014 nga militantët e Shtetit Islamik në një dhomë të vogël në faltoren Lalish në Irakun verior

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco