Polonia po shqyrton kufizime më të rrepta ndaj COVID-19

Polonia po shqyrton kufizime më të rrepta ndaj COVID-19

10:58, 25/10/2021
A+ Aa A-

Polonia do të duhet të marrë në konsideratë kufizime më të rrepta në lidhje me COVID-19 nëse numri mesatar i rasteve ditor kalon 7,000, tha sot Ministri polak i Shëndetësisë, pasi qeveria paralajmëroi se numri i të infektuarve rishtazi pothuajse dyfishohet çdo javë.

 

“Nëse jemi në një nivel mesatar prej mbi 7,000 rastesh në ditë në fund të tetorit, do të duhet të konsiderojmë marrjen e disa hapave më kufizues. Vendimet do të merren në fillim të muajit nëntor”, tha ministri i Shëndetësisë Adam Njeđelski, njofton agjencia shtetërore e lajmeve PAP.

Ai theksoi megjithatë se qeveria nuk po mendon mbylljen.

Polonia raportoi më shumë se 6,000 raste në ditë të Shtunën, për herë të parë që nga maji.

Zëvendësministri polak i Shëndetësisë Waldemar Kraska deklaroi sot se numri i rasteve ditore po rritet me një normë prej rreth 90 për qind nga java në javë.

“Rezultatet që morëm sot nuk pasqyrojnë se në cilën fazë të pandemisë jemi aktualisht, por tregojnë një trend të fortë rritës, në një nivel të lartë, i cili aktualisht po mbahet në mbi 90 për qind krahasuar me javën e kaluar”, tha Kraska.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco