VIDEO/ Aktori Alec Baldwin vret aksidentalisht gjatë xhirimeve, kinematografen, plagos regjisorin

VIDEO/ Aktori Alec Baldwin vret aksidentalisht gjatë xhirimeve, kinematografen, plagos regjisorin

08:01, 22/10/2021
A+ Aa A-

Santa Fe, New Mexico -Kinematografja Halyna Hutchins u transportua me helikopter në një spital, ku vdiq, ndërsa një person i dytë, regjisori Joel Souza, u plagos gjithashtu.

Autoritetet në Nju Meksiko njoftuan se Alec Baldwin ka qëlluar me armë gjatë xhirimit të një filmi dhe  aksidentalisht vrau një shefe fotografie dhe plagosi një regjisor.

Një deklaratë nga zyra e Sherifit të Santa Fe thoshte se Baldwin, i cili është aktor dhe producent në filmin Rust, kishte qëlluar me armë në një incident që ndodhi të enjten.

Deklarata thoshte se grupi ishte rreth orës 14:00 në Bonanza Creek Ranch kur një telefonues në 911 raportoi për të shtëna.

“Zyra e sherifit konfirmon se dy persona u qëlluan në xhirimet e Rust. Halyna Hutchins, 42 vjeçe, drejtore e fotografisë dhe Joel Souza, 48 vjeç, regjisor, u qëlluan kur një armë zjarri mbështetëse u shkreh nga Alec Baldwin, 68 vjeç, producent dhe aktor”, thuhet në njoftim.

“Zonja Hutchins u transportua, me helikopter, në Spitalin e Universitetit të Nju Meksikos, ku ajo u shpall e vdekur nga personeli mjekësor. Kurse z. Souza u transportua me ambulancë në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent ku po trajtohet për plagët e tij.

“Ky hetim mbetet i hapur dhe aktiv. Asnjë akuzë nuk është ngritur në lidhje me këtë ngjarje.”

Juan Rios, nga Zyra e Sherifit, i tha Guardian: "Z. Baldwin erdhi vullnetarisht për të folur me hetuesit dhe pasi foli me ta u largua".

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco