Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Gazetari afgan në Shqipëri: Volejbollistja vrau veten, nuk i prenë kokën

Gazetari afgan në Shqipëri: Volejbollistja vrau veten, nuk i prenë kokën

18:54, 21/10/2021
A+ Aa A-

Ka bërë shumë bujë në mediat britanike një lajm se talebanët i kanë prerë kokën një volejbollisteje të re dhe fotot e kokës së saj i kanë postuar në median sociale. Kështu shkruante mes të tjerash edhe e përditshmja britanike, Daily Mail.

Mahjabin Hakimi ishte një yll në rritje i ekipit të volejbollit të Kabulit. Por ajo u masakrua nga xhihadistët në fillim të këtij muaji, bëri të ditur trajneri i saj.

Vdekja e saj doli në dritë tani për shkak se militantët islamikë kishin kërcënuar familjen e saj që të mos i tregonin askujt se çfarë kishte ndodhur. Pasi fotot e tmerrshme u postuan online, trajneri i saj vendosi të flasë.

Trajneri tha se Mahjabin ishte një nga dy vajzat e ekipit që nuk kishte arritur dot të largohej nga vendi kur pushtetin e morën talebanët.

Sipas ligjit të Sharias, talebanët nuk i lejojnë femrat që të luajnë spot apo të edukohen dhe të punojnë.

Ekipi kombëtar i volejbollit pati kërkuar më herët që të ndihmojë lojtaret të largohen nga vendi. Një nga drejtueset e ekipit, Zahra Fayazi tha se disa prej lojtareve janë vrarë.

Por një gazetar afgan që është vendosur në Shqipëri pas largimit nga Kabuli, e mohon këtë variant.

Miraq Popal ishte drejtues i transmetuesit kombëtar, Tolo News, ndërsa tani është refugjat në Shqipëri. Sipas tij, sportistja ka kryer vetëvrasje. Ai tha se kjo ka ndodhur kur ai ishte akoma në drejtim të Tolo News.

Edhe gazetarë të tjerë thonë se ajo ka vdekur më 13 gusht, dy ditë përpara se talebanët të merrnin nën kontroll Kabulin.

Sipas Popal, sërish është e pamundur të konfirmosh se vajza ka vrarë veten, pasi familja nuk ka komunikuar, sepse vetëvrasja konsiderohet një tabu në këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

FR22/10/2021 08:27

Talibanet vertet nuk e lejojne ekspozimin ne publik te femrave me veshje sportive dhe nuk pranojne qe vajzat te luajne volejboll, po atyre qe e bejne kete nuk u presin koken. Me e shumta i ndalojne, u bejne presion, u vene ndonje gjobe, po e pane qe nuk binden, u fusin ndonje dru, po nuk behet fjae qe t'i vrasin. Talibanet vrasin kundershtare politike te armatosur, burra e gra kuroreshkelese, myslimane qe deklarojne ne publik lenien e Islamit dhe pranimin e nje feje tjeter, vrasin edhe nga ata kriminele ordinere qe mire do te kishte qene t'i vrisnim edhe ne, si p.sh. vrases me pagese, grabites te dhunshem a trafikues droge. Po pertej ekstremizmit te tyre, duhet pohuar se talibanet nuk vrasin femije qe lozin volejboll.

Shto koment

Denonco