Aksidenti i tmerrshëm në Egjipt, 19 të vdekur pas përplasjes të një kamioni me një autobus

Aksidenti i tmerrshëm në Egjipt, 19 të vdekur pas përplasjes të një kamioni me një autobus

11:14, 21/10/2021
A+ Aa A-

19 persona kanë humbur jetën si rezultat i përplasjes së dhunshme të një kamioni me një autobus të vogël i cili mbante pasagjerë në Kajro, kryeqyteti më i populluar në botën arabe.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme dhe raportohet se kamioni ka shkuar në drjetim të kundër të trafikut dhe është përplasur më pas me autobusin epasagjerëve.

Shoferi dhe shumë nga pasagjerët vdiqën menjëherë pas përplasjes, ndërsa dy nga tre të plagosurit vdiqën teksa po transportoheshin në spital duke e çuar numrine viktimave nga ky aksident në 19.

Në raportin e sotëm, gazeta Al-Ahram thekson se aksidentet rrugore fatale ndodhin pothuajse çdo ditë në Egjipt.

Autoritetet theksojnë se zhvillimi i rrjeteve të reja rrugore dhe autostradave në Egjipt arriti të reduktojë viktimat e aksidenteve rrugore me 44% në periudhën 2019/2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco