Polici amerikan hyn në shtëpinë e pushtuar nga flakët, shpëton djaloshin 3-vjeçar

Polici amerikan hyn në shtëpinë e pushtuar nga flakët, shpëton djaloshin 3-vjeçar

14:02, 20/10/2021
A+ Aa A-

Një djalosh 3-vjeçar nga Palm Costa Florida,  është shpëtuar nga zjarri falë një polici i cili hyri në shtëpi duke arritur ta nxjerrë të gjallë që aty.

Polici i quajtur Markus Dawson ëstë bërë heroi për të cilin tashmë po flasin të gjithë, veçanërisht mediat e huaja.

Mediat ameriakne raportojnë se zjarri shpërtheu gjatë ditës së dielë dhe djaloshi ka telefonuar menjëherë policinë.

Polici në fjalë, mbante një kamer në uniformën e veshur kështu që e gjithë ngjarja është rregjistruar.

Në to shihet Dawson i cili futet brenda shtëpisë, kontrollon të gjitha hapësirat dhe i afrohet shtratit në të cilin ndodhej djaloshi 3-vjeçar duke e mbështjellë atë me një batanije.

Këto pamje u bënë virale në rrjet, dhe i gjithë publiku e falenderon atë për gjestin humanitar të treguar, veç detyrës si pjesë e stafit policor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco