Stërvitja ‘Malabar 2021’ një përgjigje ndaj kërcënimeve të Kinës për Luftë të Tretë Botërore

Stërvitja ‘Malabar 2021’ një përgjigje ndaj kërcënimeve të Kinës për Luftë të Tretë Botërore

11:24, 13/10/2021
A+ Aa A-

Daily Mail shkroi ditë më parë se Kina ka paralajmëruar se Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në çdo moment pas konfikteve tësaj me Tajvanin.Lexo këtu

Ndërsa sipas lajmeve të agjencisë Kyodo, bazuar në burimet e Forcës Detare të Vetë-Mbrojtjes Japoneze (MSDF) stërvitja "Malabar 2021" e aleancës Quad të formuar nga 4 vende ka filluar.

Sipas MSDF, transportuesi i avionëve Carl Vinson i marinës Amerikane, një fregatë australiane, një shkatërrues indian dhe dy anije japoneze po marrin pjesë në stërvitje .

Kihara Seiji, Zëvendëssekretare e Kabinetit në Japoni, tha në një konferencë shtypi se ata shpresonin se stërvitja do të forconte marrëdhëniet e 4 vendeve në mënyrë që të realizohej vizioni "i lirë dhe i hapur Indo-Paqësor".

Stërvitja e përbashkët në Gjirin e Bengalit në verilindje të Oqeanit Indian do të vazhdojë deri nesër.

 'Malabar 2021'' shihet si një përpjekje për të kundërshtuar aktivitetet e shtuara të Kinës në rajonin Indo-Paqësor.

Kujtojmë se në librin e titulluar '2034: Një roman i Luftës tjetër Botërore' (skenari i Luftës Botërore 2034), i shkruar nga admirali amerikan në pension James Stavridis dhe gazetari Elliot Ackerman, Deti i Kinës Jugore tregohet si rajon me potencialin për të filluar një e re lufta boterore .

Libri në fjalë gjithashtu jep informacione se cilat armë mund të përdoren në rast të një lufte të tillë si për shembull automjetet ushtarake autonome, pa pilot, do të dominojnë fushën e betejës.

Stavridis dhe Ackerman besojnë se kjo luftë do të niste nga një konflikt i tillë. 

Sipas dyshes, në një luftë të kësaj shkalle, të dyja palët do të fillojnë sulme hacker në shkallë të gjerë për të eliminuar 'sistemet armike'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco