Kina: Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në çdo moment

Kina: Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në çdo moment

11:07, 06/10/2021
A+ Aa A-

Tensiones mes Kinës dhe Tajvanit kanë arritur kulmin, pasi një duzinë avionësh kinezë fluturuan sërish në hapësirën ajrore tajvaneze. Këto tensione janë më të lartat në 40 vite.

Sipas Daily Mail, Kina ka paralajmëruar se Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në çdo moment.

Në një artikull të publikuar nga gazeta shtetërore Global Times, paralajmërohet Tajvani që të mos bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara. Në shkrim thuhet se populli i Kinës është gati për luftë totale me SHBA. “Mos luani me zjarrin,” paralajmëron Pekini.

Më shumë se 150 avionë kinezë kanë thyer hapësirën ajrore tajvaneze gjatë katër ditëve me radhë.

Sipas BBC, Kina ka paralajmëruar vazhdimisht se do të përdorë forcën për të arritur bashkimin me Tajvanin.

Analistët thonë se Pekini është duke u shqetësuar pasi qeveria e Tajvanit po lëviz drejt një deklarimi formal të pavarësisë. Aleatët perëndimorë të Tajvanit kanë shprehur shqetësim për sjelljen agresive të Kinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

A.06/10/2021 14:48

Jane te gjitha levizje shahu... Pasi shperndane virusin dhe testuan aftesite e cdo shteti dhe sollen probleme globale ekonomike, sociale, politike dhe pasi testuan kapacitetet e verteta shendetesore, goditja e radhes mund te jete kjo. Kane popullsine me te madhe dhe ekonomine nr 1 ne planet dhe mos te harrojme qe softwarèt e shperdare ne cdo cep ne planetit jane kinez... Shpresojme qe pas covid mos te kete hapa te tjere ne axhenden e tyre. Nuk jane popull miqesore dhe kane shekuj qe enderrojne dominimin...

t06/10/2021 11:39

Keta kinezet e m.... dashkan lufte,siduket nuk e zvogluan popullsine me virusin tani dashkan luften

Shto koment

Denonco