Franca do të ndalojë paketimin me qese plastike për 30 fruta dhe perime

Franca do të ndalojë paketimin me qese plastike për 30 fruta dhe perime

11:11, 13/10/2021
A+ Aa A-

Franca do të ndalojë përdorimin e paketimit plastik në rreth 30 fruta dhe perime që nga janari 2022, ka njoftuar qeveria.

Përpjekja është pjesë e një ligji për të trajtuar mbeturinat, i cili do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Rreth 37% e frutave dhe perimeve në Francë shiten aktualisht në paketime plastike.

Masa e re do të eliminojë rreth një miliard "pako plastike të panevojshme", thanë ministritë e mjedisit, të bujqësisë dhe të financave.

Vendimi ka lidhje me preshin, kungujt, patëllxhanët, specat, trangujt, patatet dhe karotat, domatet e rrumbullakëta, qepët dhe rrepat, lakrat, lulelakrat, kungujt, majdanozin, rrepkat, angjinaret t Jeruzalemit dhe perimet zhardhok.

Frutat si mollët, dardhat, portokallet, kivi, limoni, agrume, kumbulla të thata, pjepër, ananas, mango dhe të tjerë gjithashtu nuk do të shiten më në plastikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco