Protestuesit: Shantazh kriminal/ Vijojnë protestat e dhunshme kundër vaksinës në Itali

Protestuesit: Shantazh kriminal/ Vijojnë protestat e dhunshme kundër vaksinës në Itali

17:17, 12/10/2021
A+ Aa A-

Roma qendrore u përfshi nga dhuna këtë fundjavë, ndërsa mijëra protestues marshuan kundër detyrimit të vaksinave në botë. Të gjithë italianëve së shpejti do t’u kërkohet të tregojnë “Green Pass”, që dëshmon ose vaksinimin në gjashtë muajt e fundit, ose një test negativ COVID-19, nga 48 orët e fundit për të hyrë në vendet e tyre të punës.

Ajo nisi si një demostratë paqësore kundër vendimit të marrë, në afërsi të Piazza del Popolo të Romës, por përfundoi duke u përplasur me policinë.

Trazirat krijuan një incident sigurie për kryetaren e Dhomës amerikane Nancy Peolosi, e cila ndodhej në Romë për një takim me udhëheqësit e huaj, përfshirë kryeministrin italian Mario Draghi dhe Papa Françeskun. Ajo po ndiqte meshën në kishën e Shën Patrikut.

Thirrjet me zë të lartë të “Lirisë” jehuan në të gjithë qytetin. Protestuesit kërkuan lirinë nga mandati kombëtar i vaksinës i planifikuar të hyjë në fuqi më 15 tetor.

Green Pass është kërkuar në Itali që nga gushti për këdo që dëshiron të hajë darka brenda, të përdorë trena në distanca të gjata ose pothuajse çdo formë tjetër aktiviteti të kohës së lirë. Por kufizimet e reja shkojnë më tej se çdo vend tjetër në botë, dhe disa punëtorë përballen me pezullim pa pagesë nëse nuk e respektojnë.

"Unë e konsideroj këtë një shantazh kriminal dhe frikacak nga institucionet tona më të larta," tha Maria Ballarin, një pensioniste që iu bashkua marshimit. 

"Më në fund do të ketë një revolucion në Itali," tha një tjetër protestuese, Carolina, e cila punon në industrinë e modës. "Ne nuk do të shkojmë në punë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco