Richard Gere do të dëshmojë kundër Matteo Salvinit në gjyqin e  'Open Arms'

Richard Gere do të dëshmojë kundër Matteo Salvinit në gjyqin e 'Open Arms'

08:11, 27/09/2021
A+ Aa A-

Richard Gere kundër Matteo Salvini .

Ylli i Hollivudit do të dëshmojë kundër Salvinit në gjyqin e Open Amrs më 23 tetor në Palermo.

Këtë e ka zbuluar vetë Salvini i cili ka deklaruar:

‘’Unë e njoh atë si aktor, por nuk kuptoj se çfarë mësimi mund të më jap ai mua, italianëve në lidhje me rregullat dhe ligjet tona’.

‘Nëse dikush mendon ta kthejë gjyqin në shfaqje dhe dëshiron të shohë Richard Gere, të shkojë në kinema dhe jo në gjykatë’ shtoi Salvini.

Gjithashtu kryetari i partisë Lidhja në deklaratën e tij përdori dhe doza ironia :

 "Atëherë ne do të thërrasim Checco Zalone ose Lino Banfi !". 

" Matteo Salvini ka të njëjtin mentalitet si Presidenti Trump , në fakt unë e quaj atë foshnjë e Trump. Ai përdor të njëjtën injorancë në një kuptim radikal, ata përdorin frikën dhe urrejtjen." është shprehur Gere në vitin 2019 kur aktori foli për udhëheqësin e Lidhjes duke iu referuar urgjencës së emigrantëve, pasi hypi në anijen Open Arms .

 "Do të doja ta takoja, jam i sigurt se nuk është ashtu siç duket në publik. Ai ka një familje, fëmijë, është prindër", shtoi ylli amerikan. 

Tani konfrontimi mes të dyve do të ndodhë vërtet. 

Rasti do të jetë gjyqi në të cilin Salvini akuzohet për refuzim të dokumenteve zyrtare: në gusht 2019, ai bllokoi 147 emigrantë për gjashtë ditë në mes të detit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco