Tronditëse/ Mësuesi shtyn me forcë vajzën e vogël e cila bie më pas në dysheme

Tronditëse/ Mësuesi shtyn me forcë vajzën e vogël e cila bie më pas në dysheme

11:17, 24/09/2021
A+ Aa A-

Një video tronditëse e cila zbulon sjelljen anti-pedagogjike të një mësuesi në një kopsht në Ohajo, SHBA po bën xhiron në rrjete sociale.

Sipas një kamere nga brenda kopshtit, mësuesi shtyn me dhunë një vajzë 4-vjeçare, e cila bie në dysheme. 

Dhe e gjithë kjo ka ndodhur para syve të një mësuesi tjetër i cili e shikon incidentin i pashqetësuar dhe më pas largohet pa bërë asgjë.

" Largohu nga këtu! ", dëgjohet duke thënë mësuesi dhe vazhdon duartrokitjet dhe këngët për pjesën tjetër të klasës. 

Vajza e vogël ie me shpinë në tokë dhe më në fund ai ngrihet nga karrigia e tij dhe e nxjerrë atë nga dhoma.

Drejtori i kopshtit ku ndodhi ngjarja ka treguar se ai ka pushuar nga puna të dy mësuesit dhe i ka raportuar tek autoritetet.

 Mësuesi është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë.

 Nëna e vajzës, emri i së cilës nuk bëhet i ditur është shprehur:

"Një foshnjë e vogël që nuk di asgjë, se gjithçka që di në jetë është të luajë, të hajë dhe të flejë - ju e shtyni atë dhe e hidhni poshtë. Çfarë kafshe" .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco