Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Kriza në Haiti, i dërguari special-Blinkenit: Vendim çnjerëzor

VIDEO/ Kriza në Haiti, i dërguari special-Blinkenit: Vendim çnjerëzor

17:02, 23/09/2021
A+ Aa A-

Mijëra emigrantë nga Haiti, pasi janë kthyer nga SHBA kanë shpërthyer në dhunë në aeroportin kryesor të vendit.  Emigrantët në aeroportin  Port-au-Prince nxituan përsëri drejt avionit me të cilin kishin mbërritur, ndërsa të tjerët gjuajtën me këpucë në drejtim të avionit.

Ndërkohë që edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Haitin, Daniel Foote, dha dorëheqjen nga posti i tij për trajtimin e vendit të tij ndaj refugjatëve haitianë.

‘Unë nuk do të bashkohem me vendimin çnjerëzor dhe joproduktiv të Shteteve të Bashkuara për të dëbuar mijëra refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm në Haiti,’ tha Foote në letrën e tij drejtuar sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.

Foote tha se Haiti, një vend i rrënuar nga korrupsioni, përplasjet e bandave dhe varfëria, nuk mund të merret me valë të tilla të të kthyerish në vend. ai u shpreh se Haiti nuk mund të përballojë infuzionin e detyruar të mijëra emigrantëve të kthyer, të cilëve u mungon ushqimi, strehimi dhe paratë , duke shkaktuar kështu tragjedi njerëzore shtesë, të cilat në kushte normale do të ishin të shmangshme.

Image

Sipas zyrtarëve amerikanë, SHBA ktheu të paktën 6,000 Haitianë dhe emigrantë të tjerë nga një kamp në një qytet kufitar të Teksasit

‘Qasja jonë ndaj Haitit mbetet thellësisht e gabuar dhe rekomandimet e mia janë injoruar dhe hedhur poshtë,’ tha Foote.

Administrata e Biden u kritikua ditët e fundit nga organizatat e të drejtave të njeriut pasi dëboi mijëra emigrantë nga Haiti. Rreth 13,000 emigrantë të mundshëm janë mbledhur nën një urë që lidh Del Rio në Teksas me Ciudad Acuna në Meksikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco