Lituani/ ‘Hidheni telefonin tuaj Kinez’, zv. Ministri: Transferojnë të dhënat e përdoruesve

Lituani/ ‘Hidheni telefonin tuaj Kinez’, zv. Ministri: Transferojnë të dhënat e përdoruesve

14:37, 23/09/2021
A+ Aa A-

Lituania u kërkon qytetarëve që të mos blejnë celularë të prodhuar në Kinë. Ministria e Mbrojtjes publikoi një rekomandim për të shmangur blerjen e celularëve të rinj kinezë dhe hedhjen e atyre që janë aktualisht në përdorim.

Një vendim i tillë vjen pas një hetimi nga autoriteti i sigurisë kibernetike, i cili zbuloi transferimin e tepërt e të dhënave në serverët jashtë vendit dhe një aftësi për të filtruar përmbajtjen e asaj çka transmetohet në distancë.

“Pajisjet e hetuara po mbledhin informacione shumë më të tepërta për përdoruesit dhe sjelljet e tyre sesa pajisjet e prodhuara në SHBA ose Korenë e Jugut”, u shpreh Margiris Abukevicius, zëvendësministri i Mbrojtjes në Lituani.

Qendra Kombëtare e sigurisë Kibernetike ka përpiluar një raport për modelet 5G, të shitura nga “Huawei”, “Xiaomi” dhe “OnePlus”.

Rreziku më i madh është raportuar me telefonin “Xiaomi Mi 10T 5G”. Aplikacionet e sistemit kanë një aftësi të integruar për të zbuluar dhe censuruar rreth 450 terma të tillë si “Tibeti i Lirë”, “Rroftë Tajvani i pavarur” ose “lëvizja e demokracisë”.

Lituania kohët e fundit është përfshirë në një përplasje me Kinën, për hapjen e një misioni diplomatik në Tajvan. Pekini tërhoqi ambasadorin e tij dhe e detyroi ambasadorin e Lituanisë të largohej.

Kompanitë lituaneze, kanë filluar të përjetojnë vështirësi të mëdha në tregun kinez, por Vilnius ka marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco