Disidenti kinez: Virusi u hodh fillimisht me qëllim në turneun botëror

Disidenti kinez: Virusi u hodh fillimisht me qëllim në turneun botëror

12:49, 22/09/2021
A+ Aa A-

Një disident kinez ka bërë deklaratën bombastike se Kina e ka shpërndarë qëllimisht virusin Covid-19 në një turne botëror dy muaj përpara se të merrej vesh ekzistenca e tij.

Wei Jingsheng tha se virusi u hodh në turneun e Lojërave Ushtarake Botërore në Wuhën, në tetor të vitit 2019. Turneu ku mori pjesë edhe Shqipëria u mbajt në qytetin e origjinës së virusit- dy muaj përpara se Kina të pranonte ekzistencën e Covid-19.

Jingsheng tha se nuk është koincidencë që disa nga 9 mijë pjesëmarrësit u prekën nga një sëmundje misterioze.

“Qeveria kineze e përdori këtë mundësi për të shpërndarë virusin, pasi aty kishte shumë të huaj,” tha ai për rrjetin Sky.

Ai pretendon se kishte dëgjuar zyrtarët kinezë të shpreheshin se diçka e pazakontë do ndodhte gjatë lojërave. “E dija që mund të përdornin ndonjë armë të çuditshme, përfshi armë biologjike, pasi e dija se po bënin eksperimente të tilla”, tha ai.

Pretendimet e tij u mbështetën nga ish-këshilltari për Kinën pranë Departamentit të Shtetit, Miles Yu.

Ai tha se atletët gjermanë, francezë dhe amerikanë u sëmurën pas turneut, me simptoma të ngjashme të Covid. Por asnjë prej tyre nuk u testua për virusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e verteta22/09/2021 18:16

futja pordhes.kot ky.oxidit te graphitit i thote virus ky picka.agjent i cia-s

Shto koment

Denonco