Tërmet i fortë në Indonezi, paralajmërim për tsunami

Tërmet i fortë në Indonezi, paralajmërim për tsunami

15:45, 16/06/2021
A+ Aa A-

Xhakarta - Një tërmet me madhësi 6.1 tronditi zonën afër Moluccas në Indonezi sot, konfirmoi Qendra Sizmologjike e Indonezisë

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 19 kilometrash.

Tani për tani, nuk ka të dhëna për viktima të mundshme ose të plagosur, por disa objekte kanë pësuar dëmtime.

Banorëve në plazhet e pjesës qendrore të Moluccas u tha që të largoheshin nga zona.

Agjencia Indoneziane për Meteorologji, Klimaologji dhe Gjeofizikë paralajmëroi që njerëzit përgjatë plazheve të pjesës qendrore të Moluccas duhet të largohen nga zona menjëherë për shkak të goditjeve të mëvonshme dhe një cunami të mundshëm të shkaktuar nga rrëshqitjet nën ujë, raportoi AP.

Paralajmërimi zbatohet veçanërisht për ishullin Seram.

"Nëse cunami u shkaktua nga një rrëshqitje nën tokë, ai nuk mund të zbulohet nga sistemi i paralajmërimit të hershëm," tha drejtoresha e BMKG Dvikorita Karnavati në një konferencë shtypi.

Ajo theksoi që banorët duhet të lëvizin menjëherë në zona më të larta nëse ndiejnë tërmete të mëpasshëm, dhe të mos presin për një paralajmërim zyrtar. BMKG gjithashtu njoftoi se niveli i detit ishte rritur me sa 50 centimetra dhe shtoi se 13 tërmete të mëpasshëm ishin regjistruar deri më tani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco