Vaksinat/ Mbi 195 milion doza të administruara në SHBA

Vaksinat/ Mbi 195 milion doza të administruara në SHBA

08:27, 15/04/2021
A+ Aa A-

Rreth 195 milion doza të vaksinës anti Covid-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të botuara  nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC raportoi se janë administruar 194,791,836 doza totale, rreth 78% e 250,998,265 e dozave  në total.

Rreth 37% e popullsisë amerikane – gati 124 milion njerëz  kanë marrë të paktën një dozë dhe rreth 23% e popullsisë amerikane  rreth 76.7 milion njerëz  janë vaksinuar plotësisht,sipas të dhënave të CDC-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco