Rriten shifrat/ Mbi 16 mijë raste të reja dhe 469 viktima nga Covid në Itali

Rriten shifrat/ Mbi 16 mijë raste të reja dhe 469 viktima nga Covid në Itali

18:18, 14/04/2021
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, në Italia janë infektuar 16168  persona me covid-19, nga 334,766 tamponë të kryer.

Një ditë më parë në të gjithë Italianë u infektuan 13 447 persona.

Autoritetet Shëndetësore në Italia, njoftuan se kanë humbur jetën për shkak të covid-19, 469 persona të cilët ishin të infektuar.

Të martën humbën jetën 467 pacientë. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në Italia kanë humbur jetën 115557 persona.

Nga ana tjetër janë 20,251 të rikuperuar ndërsa 3,490 pacientë janë të shtruar në spital në kujdesin intensiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco