Pentagoni shpik filtrin që pastron gjakun nga virusi Covid-19

Pentagoni shpik filtrin që pastron gjakun nga virusi Covid-19

10:05, 12/04/2021
A+ Aa A-

Shkencëtarët e Pentagonit, që punojnë në një njësi të ngritur në kulmin e Luftës së Ftohtë, kanë krijuar një mikroçip që mund të futet në lëkurë dhe që pikas infeksionin Covid-19. Më pas një filtër revolucionar e pastron gjakun nga virusi.

Edhe pse duket si një skenar fantastiko-shkencor, ekipi i DARPA ka kohë që punon për të parandaluar pandemitë.

Në programin e famshëm ’60 minuta’, shkencëtarët e DARPA treguan çipin që pikas virusin, i cili me shumë gjasë do të ngjallë debat pasi njerëzit do mendojnë se ai do të gjurmojë çdo lëvizje të qytetarëve.

Shkencëtarët e Pentagonit thanë se janë frymëzuar për punën e tyre nga përhapja e virusit në bordin e aeroplanmbajtëses Theodore Roosevelt, kur u infektuan 1271 persona në bord.

“Çipi vendoset poshtë lëkurës dhe tregon se çfarë reaksionesh kimike po ndodhin në trup. Sinjali tregon nëse do të kesh simptoma nesër”, tha një shkencëtar.

Rezultatet e testit dalin brenda tre deri në pesë minuta.

Kurse filtri është testuar te ‘Pacienti 16’, gruaja e një ushtaraku që ishte në gjendje shumë të rëndë. Filtri ia pastroi gjakun nga Covid-19 dhe ajo u shërua plotësisht.

Trupat me shumë gjasë do jenë skeptikë për këtë shpikje të re. Në shkurt u raportua se një e treta e trupave ushtarake nuk do e bëjnë vaksinën pasi druhen se ajo përmban një mikroçip që monitoron lëvizjet e personave që e marrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I12/04/2021 11:44

Traplliqe Amerikone. Si e mendojne gjakun amerikanet, si raki qe e filtron? Po virusi eshte me vogel se ruazat e gjakut, apo VK, i filtrojme edhe ato Ne filmat amerikane, kabllot e rrymes elektrike, nxjerrin xixa, heronjte bien nga shumekateshet e nuk vdesin. Pse te mos e besojme edhe kete filtrin?

Shto koment

Denonco