Italia, protokolle dhe furnizime të reja me vaksina për të lehtësuar kufizimet në maj

Italia, protokolle dhe furnizime të reja me vaksina për të lehtësuar kufizimet në maj

08:47, 12/04/2021
A+ Aa A-

Romë  - Një seri rregullash të reja dhe furnizimi me doza të reja do të rrisin fushatën e vaksinimit të Italisë, për të lejuar qeverinë të heqë kufizimet mbi bizneset dhe qytetarët duke filluar nga maji, tha Ministri i Shëndetësisë në një intervistë të botuar të hënën.

"Në maj kushtet mund të ekzistojnë për të aplikuar masa më pak kufizuese, të ngjashme me ato për zonat e verdha (me rrezik të ulët) ... Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të matur, dhe (qeveria) duhet ta bëjë këtë gradualisht," i tha Roberto Speranza, gazetaës La Repubblica.

Speranza tha se të gjithë qytetarët e moshës mbi 80 vjeç do të vaksinohen deri në fund të prillit dhe për ata mbi moshën 60 vjeç do të administrohet të paktën një dozë e parë deri në fund të qershorit.

Pas miratimit nga Agjencia Kombëtare e Barnave, Aifa, Italia do të fillojë administrimin e një doze të dytë për ata që vaksinohen me Pfizer dhe Moderna pas 42 ditësh dhe jo pas 21/28 ditësh, shtoi Speranza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco