Lajmi i fundit

‘Shteti ligjor është thelbësor’/ BE asnjë shenjë për konferencën ndërqeveritare

Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip për një arsye mjaft të ndjerë

Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip për një arsye mjaft të ndjerë

10:03, 11/04/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip.

Ai donte të vepronte në përputhje me atë që është më e mira për familjen mbretërore dhe vendosi të mos shkonte në funeral, në mënyrë që të mos zinte vendin e një anëtari të familjes meqë numri i pjesmarrësve në varrim do të jetë i kufizuar, tha zëdhënësi i qeverisë në një deklaratë, raporton BBC.

Shtohet se në rrethana normale, Kryeministri me siguri do të merrte pjesë në varrim, por tani ai mendoi se para tij kishte një vend për dikë që ishte më afër Princit Philip.

Pallati Buckingham njoftoi se për shkak të masave epidemiologjike, maksimumi 30 anëtarë të familjes do të jenë në gjendje të marrin pjesë në varrim.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco