VIRALE/ Video e ish-ushtarit aziatiko-amerikan, heq këmishën dhe tregon…

VIRALE/ Video e ish-ushtarit aziatiko-amerikan, heq këmishën dhe tregon…

21:44, 28/03/2021
A+ Aa A-

Videoja e një ish-ushtari aziatiko-amerikan, i cili ngriti këmishën dhe tregoi shenjat e tij për të provuar “patriotizmin”, në një takim të bashkisë në Ohio është bërë virale në mediat sociale.

Lee Wong, 69 vjeç, është duartrokitur teksa bëri një deklaratë të fuqishme në lidhje me diskriminimin.

Teksa po fliste për racizimin, zyrtari filloi të zbërthente këmishën duke thënë:

“Unë do t’ju tregoj se si duken pyetjet në lidhje me patriotizmin”.

Ai u ngrit në këmbë dhe tregoi plagë të mëdha në gjoks.

“Këtu është prova ime. Kjo është mbështetur në shërbimin tim në ushtrinë amerikane. A mjafton ky patriotizëm?”, pyeti ai.

Më pas ai shpjegoi se njerëzit kanë vënë në dyshim besnikërinë e tij ndaj SH.B.A.-së dhe se nuk “dukej mjaftueshëm amerikan”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco